SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

Analisti Frrok Çupi  thotë se SPAK duket se po e merr seriozisht çështjen “Partizani”, ku i akuzuar është ish kryeministri Sali Berisha dhe së fundmi do të thirren 11 dëshmitarë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se gjyqtarja që kryeson trupën gjykuese, ka për qëllim që ta bëjë nul çështjen, pasi është e afërt me Berishën. “Duket një zhvillim i bujshëm, duket se vërtet SPAK e ka marrë seriozisht këtrë çështje. Ka shpejtuar kohën, ka zgjeruar numrin e njerëzve që ka ftuar, ka bërë së bashku akuzuesit dhe të akuzuarit. Kjo është lëvizje e krojuar menjëherë pas asaj nisme shumë të madhe që mori shteti shqiptar, për të riparë disa nga aspektet e reformës në drejtësi. Drejtësia, SPAK...