SPAK thellon hetimet për masakrën  “Bankers”, Balluku, Anila Denaj dhe Petrit Malaj në  grabitjen e 123 milionë euro

SPAK thellon hetimet për masakrën “Bankers”, Balluku, Anila Denaj dhe Petrit Malaj në grabitjen e 123 milionë euro

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është tashmë në qendër të hetimeve të SPAK edhe për çështjen “Bankers”, pasi kallëzimi i ri penal i depozituar nga avokatja Adriana Kalaja është bashkuar me dosjen bazë që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Në kallëzimin e saj, Kalaja ka përfshirë gjithashtu ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave Petrit Malaj. Ajo i akuzon për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe vepra të tjera penale, të cilat, sipas saj, lidhen me mënyrën se si është trajtuar çështja “Bankers”.  Sipas avokates, veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve kanë shkaktuar një dëm prej 123 milionë eurosh për shtetin shqiptar, shumë që ende nuk është arkëtuar. Kalaja bëri të ditur se oficeri i policisë gjyqësore i ka konfirmuar...