‘SPAK nuk guxon të prekë dosjen’/ Kalaja: Informova Kongresin dhe Senatin amerikan për bllokimin e çështjes McGonigal
Çështja e shumëpërfolur e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare vazhdon të mbetet në vëmendje, ndërsa akuzat për mosveprim dhe bllokim nga ana e drejtësisë po marrin përmasa të reja E ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, me moderatore Sonila Meçon, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se dosja që lidhet me çështjen McGonigal ndodhet prej vitesh pa lëvizur në SPAK. Sipas Kalajas, përveç kallëzimit të depozituar nga Gazment Bardhi, ajo ka paraqitur edhe dy kallëzime shtesë me prova të reja, të cilat janë bashkuar me procedimin ekzistues. Ajo theksoi se SPAK ka kompetenca të plota për të kërkuar informacion dhe letërporosi ndërkombëtare, por pretendoi se nuk ka ndërmarrë hapa konkretë në hetim. Kalaja akuzoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për...
Burimi:
syri.net