SPAK ka në dorë përgjimet e Arubës, Çollaku: Trafikantë dhe politikanë u përgjuan për pastrimin e parave në ndërtim

SPAK ka në dorë përgjimet e Arubës, Çollaku: Trafikantë dhe politikanë u përgjuan për pastrimin e parave në ndërtim

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka lëshuar një seri deklaratash të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar përfshirje të tij direkte në afera korruptive dhe duke kërkuar që ai të paraqitet para Strukturës së Posaçme (SPAK). Sipas Çollakut, skemat e dyshuara të korrupsionit në vend përfshijnë marrëveshje të fshehta, pastrim parash dhe lidhje me elementë kriminalë, ndërsa institucionet e drejtësisë, sipas tij, po lëvizin me ngadalësi të pajustifikuar. Në deklaratën e tij, Çollaku iu referua edhe hetimeve që sipas tij po zhvillohen nga SPAK, përfshirë çështjen e njohur si ‘Aruba’, si dhe hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për korrupsion dhe pastrim parash. ‘Lahen gjobat, lahen kontratat, lahen marrëveshjet me banditët. Sigurisht, janë të gjitha...