‘SPAK i anshëm politikisht’/ Qyno: Tenderat në bisedat e SKY ECC… Eric Wendt kërkoi transparencë

‘SPAK i anshëm politikisht’/ Qyno: Tenderat në bisedat e SKY ECC… Eric Wendt kërkoi transparencë

Gazetari investigative Elton Qyno ka komentuar zhvillimet më të fundit që lidhen me drejtësinë shqiptare dhe deklaratat në Senatin amerikan të kandidatit për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt, gjatë emisionit “Çim Peka Live” në SYRI TV. Qyno ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar disa dosje nga SPAK, duke lënë të kuptohet se në raste të caktuara hetimet kanë pasur ndikim politik dhe mungesë paanshmërie. Në analizën e tij, Qyno ndaloi edhe tek pritshmëritë për rolin e Eric Wendt në Tiranë, duke e lidhur profilin e tij ushtarak dhe eksperiencën në operacione të sigurisë me nevojën për një qasje më të ashpër ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe aferave me tendera publikë. Ai solli në vëmendje edhe komunikimet e zbardhura nga aplikacioni...