Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Ish deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka ripërsëritur sot deklaratën e tij se kryeministri Edi Rama nuk duhet ta japë dorëheqjen, pasi sipas tij, Shqipëria është pranë rastit unikal të mbylljes në negociatave për anëtarësimin në BE dhe ka përballë ato që ai i quan “revolucionarë fashistë”, duke iu referuar protestave që po mbahen në Tiranë. Sipas Spahos, protestuesit kërkojnë që të vijnë në pushtet me revolucion dhe motolov, ashtu si kanë ardhur në pushtet fashistët dhe nazistët në Itali. “Ne demokraci vihet në pushtet vetëm nëpërmjet votës së qytetarëve. Fashistët dhe marksistët vijnë në pushtet me revolucion dhe më pas zhdukin fizikisht kundërshtarët e tyre politikë”, thekson ai. Po ashtu Spaho ka sulmuar hapur protestuesit, për të cilët shkruan se janë dështakë dhe kanë...