Spaho “shpërthen” ndaj Berishës: Zgjedhja e tij nuk është legjitime, partia është kthyer në forcë interesash familjare

Spaho “shpërthen” ndaj Berishës: Zgjedhja e tij nuk është legjitime, partia është kthyer në forcë interesash familjare

Ish deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD, nuk ishte legjitime. Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Spaho u shpreh se statuti i PD e thotë qartë, se kryetari i partisë që humb zgjedhjet parlamentare, nuk mund të rikandidojë më për kreun e saj. Spaho shtoi se në PD nuk ka as garë dhe as ripërtëritje dhe se kjo forcë politike është kthyer në parti interesash dhe familjare. “Statuti i PD e thotë qartë, kryetari që humb zgjedhjet, nuk mund të kandidojë. Gjykata duhet t’i drejtohet KQZ dhe të marrë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Duke e lënë statutin variabël të dëshirave, sistemi gjyqësor kontribuon në krijimin e partive personale, jo demokratike dhe autoritare....