Sot seancë plenare/ Mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë! Çfarë përmban Rendi i Ditës

Sot seancë plenare/ Mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë! Çfarë përmban Rendi i Ditës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të shoqërohen me debate politike. Në fokus të seancës do të jenë interpelancat me kryeministrin Rama dhe katër ministra të qeverisë, si edhe mocioni me debat për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Seanca, e cila nis në orën 10:00, do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe me njoftimet procedurale, për t’i lënë më pas vend diskutimeve politike. Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian. Debati pritet...