Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me një rend dite të ngjeshur, në fokus të të cilit do të jenë 4 interpelanca dhe një sërë projektligjesh të rëndësishme për ratifikime ndërkombëtare dhe ndryshime ligjore. Seanca do të nisë në orën 10:00 me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të datës 9 prill, ndërsa më pas pritet të vijojë me njoftime dhe katër interpelanca të kërkuara nga deputetë të opozitës. Konkretisht, do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe një tjetër me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetë të Partisë Demokratike. Po ashtu, në rend dite janë edhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Albana Koçiu, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Në...
Burimi:
javanews.al