“Sot në Parlament nuk u fol për dosjen e ish-zv.kryeministres”/ Aktivisti: Fundi i kësaj qeverie do kalojë edhe nga…
Aktivisti Edison Lika në protestën e 51 kundër Ramës bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen. Gjithashtu ai theksoi se sot në Parlament nuk u diskutua për dosjen e Belinda Ballukut. “Sot ka pasur Parlament dhe nuk është diskutuar nëse dosja e Belinda Ballukut ka shkuar. Ne e dimë se fundi i kësaj qeverie do të kalojë edhe nga Belinda Balluku. E di se korrupsioni dhe krimi i saj do ta mbulojë dhe rrëzojë edhe këtë qeveri. Thirrja jonë është Rama në burg Berisha në burg, por edhe Belinda Balluku në burg”, tha aktivisti Edison Lika.
Burimi:
sot.com.al