“Sot Kuvendi duhet të ziente”/Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji:Rama-Berisha, ortakë prandaj kërkohet ndryshim

“Sot Kuvendi duhet të ziente”/Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji:Rama-Berisha, ortakë prandaj kërkohet ndryshim

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me bojkotin që opozita i ka bërë seancës së sotme penale. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se bojkoti është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit Edi Rama, në këtë kohë që Salianji i quajti më të zezat e qeverisë. “Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri. Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të...