Sot Kuvend dhe protestë! Parlamenti do të caktojë anëtarët zëvendësues të komisioneve

Sot Kuvend dhe protestë! Parlamenti do të caktojë anëtarët zëvendësues të komisioneve

pamje nga seanca e kaluar TIRANË-Kuvendi mblidhet sot për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa njëkohësisht pritet të mbahet edhe protesta e radhës para godisnës së Parlamentit. Sipas rendit të ditës, deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së kaluar dhe do të shqyrtojnë njoftimet, ndërsa pika kryesore është projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Jashtë Kuvendit qytetarët do të zhvillojnë tubimin e radhës, ku priten sërish tensione. Në seancën e kaluar më 23 korrik, u përplasje mes policinsë dhe qytetarëve, ndërsa deputetët që hynin në parlament u qëlluan me vezë. Mes tensioneve dhe kaosit, mazhoranca votoi e vetme 7 projektrezoluta...