Sot Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Rama për emigrimin e qytetarëve dhe…
Ligjvënësit e Shqipërisë mblidhen sot për seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca, dy prej të cilave janë kërkuar me kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe të ato të ‘Mundësia’. Opozita kërkon shpjegime nga kryeministri për lëvizjet demografike e emigracionin masiv të qytetarëve. Deputetët e partisë Mundësia kanë thirrur kryeministrin në interpelancë për ‘Paketën e Maleve’ me argumentin se kjo nismë e qeverisë, ka cenuar pronën private. 2 interpelanca të tjera i drejtohen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi. Deputeti i PD Kliti Hoti kërkon shpjegime nga ministri për projektet e vonuara infrastrukturore në Shkodër ndërsa Gjin Gjoni për gjendjen e rrugëve në veri të vendit. Në interpelancë është thirrur dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari...
Burimi:
sot.com.al