Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij shënon sot, , ditën e saj të 49-të radhazi. Pas një tjetër marshimi masiv mbrëmjen e djeshme, ku protestuesit u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe pasditen e sotme. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i plotë i qeverisë që ka mbajtur peng vendin. Si çdo natë, edhe në protestën e fundit nuk kanë munguar pankartat me mesazhe të forta ironike dhe satirike të drejtuara ndaj mazhorancës. Sheshi ka jehuar nga brohoritjet që tashmë janë kthyer në simbolin e kësaj kryengritjeje qytetare:...