Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi ku do të mbahet koncerti i artistit amerikan Kanye West, duke e cilësuar eventin si një mundësi për promovimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se koncerti është më shumë se një ngjarje muzikore, duke e përshkruar si një investim në turizëm dhe imazhin e vendit. “Gati stadiumi i koncertit që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama. Duke iu referuar kritikave për kostot e organizimit të koncertit, kryeministri deklaroi se shpenzimi i...