Socialistët mblidhen në Pallatin e Kongreseve për të festuar 35-vjetorin e themelimit

Socialistët mblidhen në Pallatin e Kongreseve për të festuar 35-vjetorin e themelimit

Partia Socialiste e Tiranës ka përkujtuar sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë qindra socialistë, funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë të kësaj force politike. Në aktivitetin përkujtimor u prezantua një retrospektivë e historisë së Partisë Socialiste në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje momentet kryesore të rrugëtimit të saj politik, nga periudha kur partia drejtohej nga Fatos Nano e deri në ditët e sotme. Përmes materialeve filmike dhe pamjeve arkivore u pasqyrua evolucioni politik i forcës më të madhe të majtë në vend, si dhe transformimet e Tiranës ndër vite. Një pjesë e rëndësishme e prezantimit iu kushtua ndryshimeve që ka përjetuar kryeqyteti gjatë dy dekadave të fundit, duke vënë në kontrast Tiranën para vitit...