Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, zbardhet agjenda për seancën e 23 Prillit

Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, zbardhet agjenda për seancën e 23 Prillit

Ashtu si çdo të hënë, 20 prill, socialistët mbledhin sot grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja do të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndodhet në Abu Dhabi, në kuadër të një vizite zyrtare. Mësohet se deputetët e PS-së do të paraqesin raport të detajuar të punës së secilit në komisionet parlamentare ndërsa do të kryhet një analizë për seancën e shkuar plenare. Një pikë tjetër e rendit të ditës lidhet me agjendën e Kuvendit që do të mbahet më 23 prill. Pritet që të zhvillohen plot 5 interpelanca. Fillimisht me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe më pas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Interpelanca këto, të mbartura nga java e shkuar...