Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj në Qarkun e Tiranës, në një aktivitet që mblodhi themelues, drejtues, anëtarë dhe mbështetës të PS, për të kujtuar rrugëtimin e saj ndër vite dhe për të ndarë vizionin për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në fjalën e saj, Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, vlerësoi kontributin e themeluesve dhe të gjithë socialistëve që kanë mbajtur gjallë vlerat e kësaj force politike gjatë këtyre 35 viteve. “35 vjet Partia Socialiste është një histori politike, por edhe një histori njerëzore. Kemi kaluar plot ngjarje të mira, por sigurisht edhe sfida e vështirësi. Por socialistët, njerëzit e Partisë Socialiste, të gjithë anëtarët e saj, por mbi të gjitha themeluesit e kësaj partie, që në ditën e...