Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka miratuar procedurat dhe administrimin e fondeve për Programin e Zhvillimit Rural 2026, duke hapur rrugën për financimin e dhjetëra mijëra fermerëve në mbarë vendin. Skema e re synon t’u japë një shtytje të rëndësishme ekonomive rurale, duke u fokusuar te rritja e prodhimit, standardizimi dhe modernizimi i mjeteve të punës. Sipas dokumentit zyrtar, Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2026 përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, të dizajnuara për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit. Përfitues të këtyre fondeve janë fermerët individualë, personat fizikë e juridikë, si dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB). Blegtoria dhe bletaria risi në financim dhe nxitje për SHBB-të Në sektorin e blegtorisë, qeveria ka prezantuar këtë...