Skandali/ Loja klienteliste Rama-Balluku me projektin e madh të Francës si maskë për të ushqyer oligarkët e tyre të…
Sektori i energjisë në Shqipëri, nën varësinë e Belinda Ballukut, ka qenë vazhdimisht në qendër të abuzimeve të mëdha. Sa herë që shënohej skandali i radhës, si sjellja në Vlorë e dy anijeve rrangalle “Tigri 1” dhe “Tigri 3” që kushtuan 80 milionë euro pa prodhuar kurrë energji, apo abuzimet me blerjen e energjisë në pikun e bursës, qeveria panikoste qytetarët me kriza imagjinare. Në këtë klimë, ndërtimi i parqeve fotovoltaike nisi të shihej si mundësi që njerëzit e veshur me pushtet apo klientët e tyre të shndërroheshin nga hiçi në prodhues energjie, duke ngritur dyshime për blerje influencash ndërkombëtare në favor të Edi Ramës. Fasada e kësaj skeme ishte parku “Karavasta Solar” (140 MW) në Libofshë të Fierit. I financuar nga BERZH dhe IFC...
Burimi:
sot.com.al