Skandali i TEC-eve lundruese/ KESH hap tender 20 mln euro për mirëmbajtjen e ‘Tigrave’ në Vlorë
Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri ka qenë marrja me qira e TEC-eve lundruese në Vlorë, të cilët u vendosën në zonën e Triportit, ndërkohë që deri më sot kanë prodhuar pak apo aspak energji, teksa kostoja rritet dita-ditës. Qindra mijëra euro paguan shteti shqiptar për t’i mbajtur në punë në një ditë të vetme, pa llogaritur karburantin, sigurimin apo kostot e punëtorëve, ndërsa karakatinat kanë filluar edhe problemet e para. Në një kohë që për këtë aferë duhet të kishte një hetim apo verifikim, vetë institucioni qiramarrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vijon të thellojë gropën në buxhetin e shtetit, duke bërë tendera të njëpasnjëshëm, me kosto tepër të lartë. Në këto ditë të nxehta vere dhe larg vëmendjes së opinionit publik, KESH ka...
Burimi:
syri.net