“S’kam qenë kurrë në Aruba”/ Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës, publikon pjesë nga dosja e SPAK

“S’kam qenë kurrë në Aruba”/ Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës, publikon pjesë nga dosja e SPAK

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha sot në mbledhjen e Grupit të PS-së se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe nuk e di çfarë është. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge. Bardhi thekson se në dosje përmenden të dhëna për takime dhe kontakte të personave nën hetim në vende të ndryshme, përfshirë edhe Arubën. Demokrati shprehet më tej se sipas dokumentave, këto takime lidhen me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, të cilat,...