“S’kam dijeni për këtë propozim”/ Avokati Daci reagon pasi u përfshi në listën e kandidatëve: Nuk jam anëtar i PD-së

“S’kam dijeni për këtë propozim”/ Avokati Daci reagon pasi u përfshi në listën e kandidatëve: Nuk jam anëtar i PD-së

Avokati Jordan Daci ka reaguar pasi emri i tij u përfshi në listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Daci sqaron se nuk është anëtar i PD-së, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë apo pëlqim për kandidim dhe nuk ka pasur dijeni paraprake për përfshirjen e emrit të tij në këtë proces. Ai thekson se aktualisht është i angazhuar në garën për gjyqtar në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe se i qëndron parimeve të pavarësisë, paanësisë dhe mospërfshirjes në veprimtari politike. Reagimi: DEKLARATË PUBLIKE Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj...