“Situata është qesharake”/ Propozimi për kredi 100 milionë euro për Shkodrën, Bozdo:Duhet të vinim me blloqe projektesh

“Situata është qesharake”/ Propozimi për kredi 100 milionë euro për Shkodrën, Bozdo:Duhet të vinim me blloqe projektesh

Një fond prej 100 milionë eurosh, i parashikuar si hua për projekte infrastrukturore në veri të vendit, ka ndezur një debat të ashpër gjatë komisionit parlamentar. Përplasja ka ndodhur mes përfaqësuesit të opozitës dhe Ministrit të Infrastrukturës Enea Karakaçi,, lidhur me mungesën e transparencës mbi destinacionin e këtij fondi kolosal. Deputeti i opozitës Eno Bozdo ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar si një situatë qesharake faktin që Kuvendit i kërkohet të miratojë një hua prej 100 milionë eurosh pa pasur asnjë projekt konkret të specifikuar. Gjatë fjalës së tij në kuvend, ai vuri në dukje se vetë relacioni i projektligjit pranon se projektet do të identifikohen në një fazë të dytë. Përfaqësuesi i opozitës kërkoi nga ministri të paktën një projekt...