Sistemi shëndetësor publik/ Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala

Sistemi shëndetësor publik/ Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar këtë të premte kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit një kërkesë për të zhvilluar një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në lidhje me gjendjen e sistemit shëndetësor publik. Në kërkesë, opozita tregon se sistemi shëndetësor publik në vend po përballet me një fragmentim total dhe mungesë të theksuar organizimi, larg standardeve evropiane. Sakaq, thekson se mjekët në QSUT dhe në spitalet rajonale po punojnë ende me një “infrastrukturë dixhitale primitive”, ku mungesa e një sistemi kombëtar për kartelën elektronike mjekësore rrit rrezikun e gabimeve mjekësore, shkakton vonesa në diagnostikim dhe ul ndjeshëm efikasitetin e shërbimit ndaj pacientëve. Krahas kaosit dixhital, në dokument evidentohet edhe mungesa kronike e regjistrave kombëtarë klinikë dhe e barnave...