‘Simbolet e luftës kundër mafias’/ Kepi: Falcone dhe Borsellino kthyen shtetin italian në ofensivë kundër mafiozëve
Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin “SYRI i Botës” në SYRI TV, tha se vitet 1992-1994 përbëjnë një nga periudhat më të vështira të historisë moderne italiane, kur shteti u përball drejtpërdrejt me Cosa Nostra-n. Sipas saj, Palermo ishte kthyer në një qytet të dominuar nga mafia, e cila kontrollonte ekonominë, politikën dhe jetën e përditshme. Në këtë klimë u shfaqën Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy magjistratë të rritur në të njëjtën lagje të Palermos, të cilët njihnin nga afër strukturën dhe mënyrën e funksionimit të mafias. Kepi theksoi se pika e kthesës erdhi kur Falcone bindi të penduarin Tommaso Buscetta të bashkëpunonte me drejtësinë, duke zbuluar organizimin e Cosa Nostra-s. Kjo çoi në zhvillimin e “Maxi Procesit”, ku 475 persona u vunë...
Burimi:
syri.net