Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përiftojnë nga ligji duke ndërtuar në tokën e tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet. “Marjani dhe 2 vëllezërit e tij, të cilët jam shumë i lumtur që po vijnë nga Italia për t’u kthyer prapë, ndërtuar dhe punuar bashkërisht këtu, janë pronarë të këtij territori me zakon, por kjo pronë sot është shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi...