“Si mund të flisni ju për hallet e popullit?!”/ Berisha në Kuvend: Jeni e vetmja qeveri në Europë që i hiqni subvencionet e naftës fermerëve
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal në seancën plenare të kësaj të hëne për subvencionet e naftës për fermerët. Ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që e ka bërë këtë në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, duke akuzuar PS si përgjegjës për largimin e fermerëve. “Çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve, kur ai thoshte: ‘Ne marrim rrugët e dheut, se ju vidhni’. Si mund të flisni për hallet e popullit dhe të organizoni edhe seancë?! Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri në Europë, e cila në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, iu hiqni fshatarëve subvencionet për naftën?! A ka cinizëm më të madh se ky? A ka akt më të papërgjegjshëm?...
Burimi:
top-channel.tv