Si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë

Si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë

Si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë Një metodë hetimore e avancuar duket se ka qenë kyçe për SPAK në zbardhjen e një prej elementeve më të rëndësishme të dosjes AKSHI në lidhje me ish-shefen e institucionit, duke çuar në identifikimin e një apartamenti luksoz të dyshuar si pasuri e fshehur në Tiranë, i lidhur me Mirlinda Karçanajn. Sipas materialeve hetimore, agjentët e BKH-së janë udhëzuar nga prokurori i çështjes për të analizuar në detaje tabulatet dhe qelizat e telefonisë celulare të saj për një periudhë gati dyvjeçare, nga 2 shkurt 2024 deri më 29 janar 2026. Nga kjo analizë rezulton se për 214 netë telefoni i Karçanajt ka qenë i loguar në antenën Cell ID 25392938 (Qendra e Tiranës), ndërsa...