“Si e shiti Shehaj një apartament 151 m2 për 15 mln euro?”, debat Balla-Kapri: Nuk na e mbyllni dot gojën. Socialisti: Të fala Gones
Debate të forta janë shënuar në seancën plenare mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit të Partisë “Mundësia”, Erald Kapri. Balla iu drejtua me një pyetje publike Agron Shehajt, i cili nuk ndodhet në sallën e Parlamentit pasi është përjashtuar për 30 ditë. “Gone, sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 mln euro”, ishte pyetja që Balla i drejtoi Shehajt. Pyetjes së Ballës iu përgjigj deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i cili akuzoi mazhorancën për arrogancë dhe për kufizimin e të drejtës së opozitës për të replikuar në Kuvend. Kapri tha se sulmet e vazhdueshme ndaj Agron Shehajt janë shndërruar në një “Agronofobi”, ndërsa mbrojti kreun e partisë së tij si një sipërmarrës...
Burimi:
vizionplus.tv