“Si dilni dhe flisni dokrra”/ Revoltohet Korreshi: Nuk ju vjen turp ju, në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi

“Si dilni dhe flisni dokrra”/ Revoltohet Korreshi: Nuk ju vjen turp ju, në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi

I ashpër ka qenë qëndrimi i deputetit Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend. Duke iu përgjigjur ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Korreshi theksoi se spitali është në gjendje të mjerueshme. “Nuk ju vjen turp ju. Edhe synetlliqet janë rralluar nuk merren përsipër. 6 muaj nuk punoi ajo e anestezisë. Prej 57 ditësh në Lushnje ke një pacient , nuk ka frigorifer për të mbajtur insulinën, sepse ka skaduar 20 herë. Shkon e blen vetë ai. Kujt ja tregoni revistat televizive nuk keni turp. Në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi, ka rënë çdo mur. Si shikoheni në pasqyrë. Keni të bënë me jetë njerëzish…52 lushnjarë ikin jashtë Lushnjes për të marrë dializë, nuk keni turp…harram lekët e shqiptarëve, se nuk punon pajisja...