Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës kalon me 77 vota pro, opozita kundërshton

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës kalon me 77 vota pro, opozita kundërshton

Është shtyrë për në orën 18:30 votimi në Kuvend. Pas disa ndërprerjesh të një pas njëshme të seancës, për shkak të bllokimit të foltores nga opozita, ka qenë propozimi i kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili kërkoi shtyrjen e kohës për votim. “Bazuar në nenin 49, kërkoj që procesi i votimit të shtyhet për në orën 18:30”, tha Balla. Ky propozim u kundërshtua fort nga opozita, e cila nuk mori as pjesë në votim. Me 77 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, propozimi u miratua, ndërsa seanca u ndërpre për tu rikthyer sërish kur të jetë ora për votimin e projektligjeve.