Shtyhet Ministeriali Ukrainë–Evropa Juglindore që do të mbahej më 12 qershor në Tiranë

Shtyhet Ministeriali Ukrainë–Evropa Juglindore që do të mbahej më 12 qershor në Tiranë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka shtyrë në një moment të dytë Ministerialin Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se Ministeriali Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme. Shtyrja e këtij takimi në nivel të ministrave të punëve të jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Sh.T. z. Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës. Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë“, thuhet në njoftimin e...