Shtyhet afati për në BE? Deputeti Mziu: Shqipëria po bën hapa pas, ja pse e votuam Rezolutën e Integrimit

Shtyhet afati për në BE? Deputeti Mziu: Shqipëria po bën hapa pas, ja pse e votuam Rezolutën e Integrimit

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian vijon të jetë në qendër të debatit politik, ku opozita akuzon qeverinë për mungesë progresi dhe për hapa pas. Sipas deputetit demokrat Xhelal Mziu, vendi jo vetëm që nuk po ecën përpara drejt standardeve të kërkuara, por po shfaq shenja regresioni, duke e larguar vizionin e “Shqipërisë 2030” të proklamuar nga kryeministri Rama. I ftuar në nje studio televizive, Mziu theksoi se Partia Demokratike votoi pro një rezolute për integrimin për të mos i dhënë mundësi maxhorancës ta përdorë si justifikim për bllokimin e procesit. Megjithatë, ky votim u shoqërua me një rezolutë të veçantë nga opozita, ku përcaktohen hapa konkretë që duhet të ndërmarrë qeveria. Mziu rikujtoi situatën e vitit 2012, ku Shqipëria ishte në një...