Shtyhen hetimet për Ballukun, SPAK merr edhe tre muaj kohë. E akuzon për tenderat dhe për korrupsion e pastrim parash

Shtyhen hetimet për Ballukun, SPAK merr edhe tre muaj kohë. E akuzon për tenderat dhe për korrupsion e pastrim parash

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ndaj saj rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe. Por që më pas, më 4 qershor, prokuroria konfirmoi se Balluku ka kryer edhe korrupsion e pastrim parash teksa mbante postin e drejtoreshës së Albcontrol. Në këto kushte asaj iu sekuestrua një vilë në Dhërmi, për të cilën SPAK thotë se zotërohet prej Ballukut në mënyrë të tërthortë, pra e regjistruar në një emër tjetër por me origjinë nga korrupsioni dhe pastrimi i parave. Sipas organit të posaçëm, që në këtë hetim përfaqësohet nga prokurori Dritan Prençi, akt-akuzat u ngritën...