“Shteti shqiptar u ‘zhvesh’ para kërkesave të Kanye West”/8 mln euro investim, gazetarja:Propaganda triumf ndërkombëtar
Gazetarja Klotilda Harka, e ftuar në nje studio televizive, komentoi koncertin e Kanye West në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si qeveria menaxhoi një event privat dhe ndërhyrjen e saj me para publike. Harka u shpreh se bëhet fjalë për një artist me kërkesa të jashtëzakonshme financiare dhe teknike, i cili, sipas të dhënave që qarkullojnë publikisht, nuk performon për shifra nën miliona euro, ndërsa shteti shqiptar, sipas saj, pranoi të përshtatet me kushtet e vendosura nga artisti. Ajo deklaroi se ky organizim u përdor nga qeveria si një tjetër element propagandistik për të shitur imazhin e Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar, duke e paraqitur ardhjen e Kanye West si një sukses të madh turistik. Por, sipas Harkës, pas fasadës së spektaklit...
Burimi:
sot.com.al