Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?
Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Edi Rama në rezidencën qeveritare në Pogradec, ku marrin pjesë 12 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Drejtuesit politikë kanë mbërritur gradualisht në rezidencën qeveritare, ndërsa kryeministri Rama ka mbërritur rreth orës 11:20. Sipas burimeve të cituara nga mediat, takimi është përqendruar fillimisht te organizimi i strukturave të Partisë Socialiste dhe orientimet për punën në terren. Shkrirja e bashkive, pjesë e diskutimeve Një prej çështjeve të diskutuara raportohet të ketë qenë edhe shkrirja e disa bashkive. Rama mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve politikë të zonave ku është diskutuar kjo çështje që të shpjegojnë te qytetarët se ndryshimet synojnë, sipas tij, ofrimin e shërbimeve më të shumta dhe më të shpejta. Sipas...
Burimi:
javanews.al