‘Shteti palë me krimin’, Gjokutaj: SPAK s’i përmend politikanët e përfshirë në tjetërsimin e pronave
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, avokati Genc Gjokutaj shprehet se shteti jo vetëm që nuk po e lufton krimin, por është kthyer në një palë aktive me të, duke lejuar pastrimin e parave të pista përmes lejeve të ndërtimit, kullave dhe resorteve turistike. Sipas tij, paratë e përfituara nga trafiqet kalojnë lirisht jashtë sistemit bankar, me bekimin e zyrtarëve të lartë të cilët përfitojnë ose përmes tarifave të shërbimit korruptiv, ose duke marrë përqindje në ndërtimet e reja. Kritik Gjokutaj ishte edhe ndaj SPAK, për të cilin tha se luan një rol parësor në mbrojtjen e qeverisë. Për avokatin, dosjet voluminoze të ardhura nga përgjimet e platformave "Sky" dhe "Encrochat", pavarësisht se u njohën si prova...
Burimi:
syri.net