“Shqiptarët, vazhdojnë të përballen me mungesën e ilaçeve jetike”/ PL, akuza ndaj qeverisë: Injorojnë plagët e hapura

“Shqiptarët, vazhdojnë të përballen me mungesën e ilaçeve jetike”/ PL, akuza ndaj qeverisë: Injorojnë plagët e hapura

Partia e Lirisë, përmes sekretares për marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, u shpreh kundër terapisë hormonale në QSUT për personat transgjinorë, në kushtet kur sipas saj, prioriteti i qeverisë duhet të jetë garancia që ilaçet mos të mungojnë dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit. Gjatë fjalës së saj në një deklaratë për mediat, Merja tha se terapitë hormonale janë me rreziqe dhe kërkojnë monitorim të vazhdueshëm mjekësor për shkak të komplikacioneve të mundshme. Më tej në reagim, Arla Merja tha se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa ilaçin që i shpëton jetën, ndërsa shteti sipas saj, zgjedh të injorojë plagët e hapura të sistemit tonë shëndetësor. Reagimi i plotë: Të nderuar qytetarë! Sot, ndërsa qeveria zgjedh të investojë fondet publike për terapitë hormonale për...