‘Shqiptarët po përballen me ushqime të pasigurta’, Partia e Lirisë kërkon kontrolle urgjente për ushqimet

‘Shqiptarët po përballen me ushqime të pasigurta’, Partia e Lirisë kërkon kontrolle urgjente për ushqimet

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, ngriti sot shqetësimin për sigurinë ushqimore në vend, duke deklaruar se gjatë sezonit veror qytetarët përballen me produkte pa standarde dhe me mungesë kontrollesh në treg. Sipas saj, temperaturat e larta rrisin rrezikun e helmimeve ushqimore, ndërsa institucionet nuk po garantojnë mbrojtjen e konsumatorëve. Në një komunikatë për mediat, Bajrami kërkoi kontrolle të menjëhershme dhe transparente në të gjitha subjektet ushqimore, standarde më të rrepta për produktet e importuara, mbështetje financiare për fermerët dhe politika mbrojtëse për produktet “Made in Albania”. Ajo tha se fermerët shqiptarë po përballen me mungesë subvencionesh, kosto të larta dhe konkurrencë nga importet, duke paralajmëruar se bujqësia shqiptare po shkon drejt falimentimit nëse nuk merren masa emergjente. Deklarata e...