Shqiptarët në protestë, Balla dhe deputetët e PS, puro e ‘murlan’ në Strasburg
Ndërsa qytetarët në Shqipëri vijojnë protestat, Taulant Balla dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës shfaqen në një tjetër realitet në Strasburg, duke luajtur letra dhe duke shijuar momente relaksi. Pamjet tregojnë Ballën, Arbjan Maznikun, Pirro Vengun dhe zyrtarë të tjerë të ulur në një tavolinë duke luajtur “murlan”. Në video, Balla shihet me puro në dorë, ndërsa letrat i lë hapur mbi tavolinë. Por momenti i qetësisë për zyrtarët socialistë është ndërprerë nga qytetarë që i kanë përballur drejtpërdrejt, duke i pyetur se çfarë po bëjnë për Shqipërinë dhe pse po kalojnë kohën duke luajtur letra, ndërsa në vend qytetarët protestojnë. “Çfarë po bëni për Shqipërinë? Po lozni me letra, po kënaqeni?”, dëgjohen t’u thonë qytetarët. Më tej, ata i akuzojnë se po shijojnë resorte...
Burimi:
syri.net