“Shqiptarët mishërojnë…”/ Kandidati për ambasador në Shqipëri, Wendt: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit

“Shqiptarët mishërojnë…”/ Kandidati për ambasador në Shqipëri, Wendt: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit

Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbajtur fjalën e tij hapëse përpara Senatit amerikan, ku ka folur për eksperiencën e tij ushtarake, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrë. Wendt tha se ndihet i nderuar nga besimi i Presidentit Trump për këtë pozicion, ndërsa kujtoi se prej më shumë se 34 vitesh i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara si ushtarak. “Jam i nderuar nga besimi i Presidentit Trump për këtë pozicion. Për më shumë se 34 vite kam shërbyer SHBA-ve si ushtar. Kam kaluar vite në këmbësori dhe si ‘Beretë e Gjelbër’”, deklaroi ai. Ai bëri me dije se ka shërbyer edhe si pjesë e ambasadës amerikane në...