Shqiptarët mbushin sheshin në Nju Jork, kërkojnë largimin e Ramës: Shqipëria nuk është në shitje
Protestat e shqiptarëve prej ditësh kanë kaluar tashmë kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë në shumë vende të botës ku jeton diaspora shqiptare. Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur jehonë edhe jashtë vendit, me tubime dhe protesta të organizuara nga shqiptarët në qytete të ndryshme. Një protestë e madhe është zhvilluar së fundmi në New York, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime lidhur me situatën politike dhe sociale në Shqipëri. Në fjalimet e mbajtura u përmend edhe oligarku i Ramës, Gjergj Luca, pas publikimit të një videoje ku ai shihet se përdor të miturit duke i shfrytëzuar ata për...
Burimi:
sot.com.al