“Shqiptarët janë lodhë, nuk frymëzohen ma”/ Koçeku i drejtohet Ramës me një letër të hapur: Kryej aktin e dorëheqjes

“Shqiptarët janë lodhë, nuk frymëzohen ma”/ Koçeku i drejtohet Ramës me një letër të hapur: Kryej aktin e dorëheqjes

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, ka publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku kërkon që ai të reflektojë mbi situatën politike dhe t’i japë fund mandatit të tij përmes dorëheqjes. Reagimi i saj vjen pas largimit nga Partia Socialiste dhe kalimit si deputete e pavarur, një lëvizje që u shoqërua me tensione politike. Koçeku është bërë gjithashtu pjesë e protestave që po zhvillohen kundër qeverisë. Në letrën e saj, ajo shkruan se protestat e javëve të fundit janë shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj klasës politike dhe mënyrës së qeverisjes. Sipas saj, qytetarët po kërkojnë të dëgjohen dhe të respektohen, ndërsa vendi po përballet me një krizë besimi ndaj politikës. Koçeku shprehet se shqiptarët nuk frymëzohen më...