‘Shqipëria si laborator?’/ Bajaziti: Rama nuk mund të largohet nga përgjegjësia për betonizimin e vendit

‘Shqipëria si laborator?’/ Bajaziti: Rama nuk mund të largohet nga përgjegjësia për betonizimin e vendit

Në ditën e 29-të të protestave të pandërprera, ku e ashtuquajtura Gjenerata Z dhe qytetarë të shumtë kërkojnë me ngulm dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, një tjetër skandal me përmasa të mëdha ka shpërthyer, duke thelluar akuzat për lidhjet mes qeverisë dhe mafias së betonit. Bëhet fjalë për botimin "The Albanian Files", i cili përmban qindra projekte arkitekturore dhe resorte që po ngrihen në vend. Ky libër është kthyer në qendër të debatit publik, veçanërisht për shkak të parathënies së shkruar nga vetë kreu i qeverisë. Kryeministri Rama u përpoq të distancohej nga përmbajtja e librit përmes një reagimi, duke e cilësuar valën e kritikave si një "inkuizicion revolucionar" dhe të ngjashëm me Revolucionin Kulturor Kinez. Ai theksoi se libri nuk është i tij dhe se...