“Shqipëria, peng i korrupsionit”/ ‘Zvërneci’, Hasani: Diaspora mbështet protestat

“Shqipëria, peng i korrupsionit”/ ‘Zvërneci’, Hasani: Diaspora mbështet protestat

Bleon Hasani, inxhinier ndërtimi në Gjermani, në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, u shpreh se shqiptarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndajnë të njëjtat shqetësime për situatën në Shqipëri. Ai theksoi se diaspora nuk e ka humbur lidhjen me atdheun dhe ka mbështetur vazhdimisht protestat, ndërsa nënvizoi se problemi kryesor i vendit nuk janë qytetarët, por keqqeverisja dhe korrupsioni që kanë penguar zhvillimin ndër vite. “Shihet me të njëjtat sy që shihet dhe nga bashkëqytetarët tanë në Tiranë sepse edhe të ne, edhe ne ndjejmë të njëjtën gjë. Si shumë të tjerë, edhe ne kemi lënë pas familje, kujtime, ëndrra, kemi lënë të gjithë vendin tonë për të krijuar një jetë më të mirë, por normalisht asnjëherë nuk e kemi humbur lidhjen me Shqipërinë,...