Vazhdon zjarri në Koilacin të Mallakastrës, flakët rrezikojnë banesat, mobilizohen forca zjarrfikëse nga 4 qytete
Zjarri vijon me intensitet të lartë në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullishte. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të afrohen drejt banesave të fshatit. Në vijën e parë të betejës me zjarrin janë vendosur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për evakuimin e banoreve izolimin e flakëve, dhe për të ndaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Fieri, Berati dhe Lushnja, duke përforcuar operacionin në terren. Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, po vijon edhe evakuimi i banorëve nga zonat më të rrezikuara, ndërsa forcat në terren po përpiqen të krijojnë një perimetër sigurie rreth banesave....
Burimi:
sot.com.al