‘Shqipëria, parajsa evropiane e parave të pista’, Bozdo: Janë ideuar nga qeveria nën mbulesën e investimeve strategjike

‘Shqipëria, parajsa evropiane e parave të pista’, Bozdo: Janë ideuar nga qeveria nën mbulesën e investimeve strategjike

Deputeti i PD, Eno Bozdo ka ngritur alarmin, se si Shqipëria po kthehehet në parajsën evropiane të parave të pista. Në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, Bozdo tha se një projekt i mirëfilltë politik ka kthyer vendin në ekosistemin më të madh në Evropë për pastrimin e parave të pista, duke fshehur gjithçka pas mbulesës së investimeve strategjike dhe projekteve zhvillimore. Prej një dekade, theksoi ligjvënësi demokrat, qeveria ka bashkuar forcat me krimin e organizuar, duke lejuar një lumë parash kriminale të diktojë ekonominë. Partia Demokratike thekson se ky fenomen i pashembullt ka gjetur rrugën e lirë përballë heshtjes së organeve të drejtësisë, pavarësisht skandaleve të panumërta si incineratorët, koncesionet në shëndetësi dhe grabitja e pronave. Situata ekonomike dhe sociale paraqitet tepër...