“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

Mali i Zi shuan dilemat, Shqipërisë nuk është një nga dy vendet që synon destabilizimin e pretendentit kryesor për t’u anëtarësuar në BE. Televizioni publik malazez citon burime qeveritare të Podgoricës, duke konfirmuar se kryeministri Milojko Spajiç nuk nënkuptonte Shqipërinë si vendi që kryen veprime hibride për të destabilizuar vendin. Analisti Martin Leka tha se është e rëndësishme që është vërtetuar se Shqipëria nuk është pjesë e këtyre skenarëve. Sipas Lekës, Shqipëria ka treguar se është një vend që krijon vetëm klimë bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në Ballkan dhe jo probleme. Ai theksoi se diplomacia shqiptare e ka bërë të qartë se vendi është një faktor stabiliteti në Ballkan dhe se lajmi financohet nga qarqe serbe. ”Në këtë makineri informacionesh të pavërteta si ai që implikon...