“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka folur mbi protestat që po zhvillohën në Tiranë dhe ardhjen e eurodeputetes italianë të së majtës ekstreme, Ilaria Salis, në kryeqytet, për t’ju bashkuar tubimeve. Përmes një reagimi, Hysaj teksa kundërshton protestat kundër investimit në Zvërnec, me arguementin se edhe vendi ynë ka të drejtën të ketë resorte luksoze si ato në Dubai apo Maldive, ajo shkruan se eurodeputetja Salis është një komuniste italiane që nuk e shpëton dot Shqipërinë. Hysaj shkruan gjithashtu se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, por sipas saj, këto tubime që po zhvillohën janë ‘marrë peng’ nga disa njerëz, për interesa të tyre personale. Kam qenë pjesë e protestave për 13 vite. Me PD kundër Edi Ramës që të jemi të qartë, se e...